Lajme

Deklarata e Hovenierit për Asociacionin, analistët politik: Ambasadori konfirmoi atë që pohoi Kurti

11/09/2023 13:20
nga:N K

Analisti politik, Fidan Ukaj, ka komentuar deklaratën e Ambasadorit Hovenier, në lidhje me Asociacionin.

Ukaj në një prononcim për Gazeta Blic, tha se deklarata e Hovenierit është konfirmim i asaj çka ka pohuar Kryeministri Kurti.

Në fakt kryeministri Kurti ka deklaruar se e ka pranuar propozimin evropian për Asociacionin, e janë shku edhe aq largë sa kanë deklaruar se është edhe në frymën e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Ukaj.

@Po ashtu, kryeministri Kurti ka kërkuar vendosjen edhe të nënshkrimit në dokumentin ku është edhe Asociacioni, dhe deklarata e Ambasadorit Hovenier është konfirmim i asaj që Kryeministri e ka pohuar”, përfundoi ai.

Ndërsa, analisti politik, Arben Fetoshi, për deklaratën e Ambasadorit Hovenier tha se, në qoftë se drafti nuk përmban dispozita që bien ndesh me Kushtetutën dhe nuk i jep Asociacionit kompetenca, duhet të pranohet sepse është obligim ndërkombëtar.

Në qoftë se drafti nuk përmban dispozita që bien ndesh me Kushtetutën dhe nuk i jep Asociacionit kompetenca që përbëjnë nivel të ri të pushtetit, duhet të pranohet sepse është obligim ndërkombëtar dhe do të ishte mirë që vendimi të reflektojë konsensus politik pozitë-opozitë“, deklaroi Fetoshi.

Tutje ai shtoi se, përtej deklaratave siguruese duhet ta kemi gjithmonë parasysh qëllimin e Serbisë.

Përtej deklaratave siguruese dhe me dokumentin që mbahet fshehtë, duhet ta kemi gjithmonë parasysh qëllimin e Serbisë dhe të mos bëjmë gabime që s’mund të korrigjohen nesër. Asociacioni duhet të ketë siguresa juridike që e pamundësojnë keqpërdorimin politik në të ardhmen, prandaj uniteti dhe ekspertiza e duhur janë vendimtare“, përfundoi Fetoshi.

Kujtojmë se, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mediat në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është propozuar javë më parë nga diplomatë perëndimorë.

Këtë draft e ka pranuar në tërësi edhe kryeministri Albin Kurti, sipas ambasadorit Hovenier, ndonëse kreu i ekzekutivit ka thënë se i njëjti ka nevojë për komente shtesë.

Hovenier tha se s’ka asgjë sekrete me çështjen e draftit, por se duhen negociata deri në arritjen e versionit final të tij.

“S’ka asgjë sekrete, por negociatat diplomatike dhe angazhimet sensitive mes komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni. Sepse këto kushte janë të përshtatshme për të arritur në të vërtetë kuptueshmëri dhe avancime të gjërave, qofshin ato marrëveshje dialogu, marrëveshje të Rambujesë… Ka raste kur publiku njoftohet, por ka raste që shkëmbimet diplomatike konfidenciale nuk publikohen derisa të arrihet pajtueshmëria. Nuk mendoj se duhet kërkuar falje pse kemi biseda konfidenciale apo diskrete me qeverinë e Kosovë për një çështje shumë të ndjeshme. Dhe në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt se publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë draft-statutin. Ajo kohë do të përcaktohet në kombinim me qeverinë dhe Lajçakun”, deklaroi ambasadori amerikan.

Hovenier: Drafti-statuti i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

“Ultimatumi” i Hovenier