Lajme

Deklarata e Haxhiut për Kodin Civil/ Deputeti i Guxo: S’kam ndryshuar qëndrim

09/08/2023 09:54
nga:Sh R

Deputeti nga partia Guxo, Burim Meta, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth qëndrimit të tij rreth Kodit Civil, të cilin ai e kundërshton.

Deklarata e tij vjen pas deklaratës së ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila dje deklaroi se këtë vit do të kalojë Kodi Civil dhe se do t’i kenë votat edhe të deputetëve të VV-së që kanë votuar kundër.

Deputeti Meta thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Nuk kam ndryshuar qëndrim”, ka thënë Meta për Gazeta Blic.

Ndryshe, një numër i madh i deputetëve kanë paralajmëruar votë kundër Kodit Civil.

 

Kodi Civil, deputetët e VV-së i përgjigjen Albulena Haxhiut: Nuk ndryshojmë qëndrim