Sporti

Deklarata e Granit Xhakës pas kualifikimit në çerekfinale të Euro2020

06/29/2021 00:38
nga:Lorik J

Granit Xhaka, mesfushor i Zvicrës, foli për Sky Sport pas ndeshjes së fituar në penallti kundër Francës.

“Mendoj se çdokush mund të jetë krenar për ne, ne kemi shkruar historinë e Zvicrës. Ne u rikthyem nga rezultati 3-1. si Franca iku, ne tani do të luajmë në çerekfinale kundër Spanjës dhe jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar”, tha fillimisht Xhaka.

E ardhmja?

“Ne do të shohim se si do të shkojë, të gjithë e dinë se çfarë përfaqësojnë Roma, por tani unë jam një lojtar i Arsenalit. Pas Kampionatit Evropian do të filloj të mendoj për të ardhmen time”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport