Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi ka dhënë disa deklarata të forta për Albin Kurtin.
Krasniqi duke folur për largimet e të pakënaqurve në PSD, tha se pas këtij momenti ka biseduar me të.
Ai tha se Kurti në ato momente ka patur një stres të jashtëzakonshëm.
“Kur janë nda me grupin e PSD-së me kanë thanë shko merru vesh me Albinin. Kam shku, Albini e ka pas një stres të jashtëzakonshëm, më thoshte une e nisi Vetëvendosjen prej fillimi.Me i pasë mundësitë, Albini të gjithe keta edhe mua na kishte qu në Spaq a Burrel” deklaroi Krasniqi në Kanal 10 raporton Gazeta Blic.
Tutje Krasniqi tha se Kurti e ka kthyer Vetëvendosjen në pronë personale.
Ai deklaroi se i njëjti është duke e shfrytëzuar shumë keq pushtetin.
/Gazeta Blic/