Lajme

Deklarata e fortë e Çanak: ‘Rusët do t’a vrasin Vuçiqin nëse ai shkon drejt perëndimit’

10/04/2024 21:56
nga:Y I

Ish-deputeti serb, Nenad Çanak ishte në një liodhje të drejtpërdrejt këtë të premte në emisionin BalkanTalks në Euronews Albania për të diskutuar rreth marrëdhënieve të Serbisë, në raport me qëndrimet e kësaj republike me Fuqitë e Mëdha.

Duket sikur kohët e fundit raportet midis presidentiti Vuçiç, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës janë përmirësuar, duke mrrë shkas edhe nga vizita e kancelarit gjerman, Olaf Sçolz, presidentit francez, Emanuel Macron dhe ndihmës-sekretarit amerikan për Energjitikën në Serbi, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme mes palëve.

Për këtë, sipas Çanak pavarësisht këtyre raporteve të mira që Serbia ka krijuar me Fuqitë e Mëdha, duket sikur po luan një lojë të dyfishtë, kjo sepse në anën tjetër Vuçiç kërkon që të ruaj marrëdhënie të mira edhe me aleatin e saj, Rusinë.

“Është e vërtëtë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i di se cilat janë gjërat e rëndësishme. Së pari se rusët nuk të falin dhe se do t’a vrasin nëse ai shkon drejt perëndimit. Në anën tjetër ai e di që Serbia ka mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj ai e di shumë mirë se atij i duhet të lëvizë nga lindja drejt perëndimit, por i druhet edhe qëndrimit të Rusisë në Kombey e Bashkuara. Pra ky është koncepti id y karrigeve dhe Vuçiç po e luan këtë lojë të dyfishtë prej më shumë se një decade,” –tha Çanak.