Lajme

Deklarata e Bislimit për luftë/ Dugolli: Duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj skenari, por Serbia s’mund të na frikësojë

04/29/2024 14:03
nga:N K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka komentuar deklaratën e zv. kryeministrit Besnik Bislimi, ku ai thotë se Kosova duhet të përgatitet për luftë.

Ai në një prononcim, thotë për Gazeta Blic se përderisa Serbia nuk e ndërron qasjen ndaj Kosovës, shteti ynë gjithmonë duhet të jetë i përgatitur për lloj-lloj skenari që mund të vie nga shteti i Serbisë.

“Derisa nuk ndërron qasja e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, gjithmonë ne duhet të jemi të përgatitur për lloj-lloj skenarësh armiqësor që mund të na vijnë nga ky shtet. Nuk janë deklaratat e qeverisë ato qe e përkeqësojnë situatën”, u shpreh ai.

Deputeti tutje përmend aktet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, duke cenuar sovranitetin e Kosovës, derisa shton se veprime të tilla mund të ketë sërish, por që s’na frikësojnë.

“Ne ishim dëshmitar të shumë akteve armiqësore qe Serbia ka ndërmarrë ndaj Kosovës duke cenuar seriozisht sovranitetin tonë, paqen e sigurinë për të gjithë qytetarët. Veprime të tilla hibride mund të presim prapë nga Serbia, por kjo nuk don të thotë qe frikësohemi”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, Dugolli vlerëson se është keqardhje që kemi një shtet fqinj të tillë, i cili në vend se të shprehë pendesë për ato që i ka shkaktuar, vazhdon të njëjtën logjikë të veprimit dhe mendimit si në kohën e Millosheviqit.

“Është për keqardhje që kemi një fqinj të tillë ku në vend që të distancohet nga krimet gjenocidale dhe të shprehë pendesë për ato qe na kanë shkaktuar, ajo vazhdon të njëjtën logjikë të veprimit dhe mendimit sikurse në kohën e Millosheviqit. Është iluzion dhe mashtrim i madh nëse dikush mendon që Serbia ka ndryshuar nga ajo e Millosheviqit”, deklaroi deputeti i VV-së, Enver Dugolli./Gazeta Blic/

Quni: Kërcënimet nga Serbia janë që nga viti 1999 – deklaratat e Qeverisë për luftë për të mbuluar dështimet e korrupsionin

Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Bislimi s’ka përmendur luftë? – gazeta ukrainase e ndryshon artikullin