Lajme

Deklarata 2 korrikut, Krasniqi: Një nga vendimet më të rëndësishme politike e historike për Kosovën

07/02/2024 15:18
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka përkujtuar ditën e miratimit të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, ku ka thënë se është marrë një nga vendimet më të rëndësishme politike dhe historike i vullnetit të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi, përmes një akti politiko-juridik.

“Kjo deklaratë, që mishëron parimet e barazisë, lirisë  dhe demokracisë, i parapriu hartimit dhe miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në përpjekjet e gjata të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi mes tjerash u ka shprehur edhe mirënjohje të gjithë delegatëve, të cilët përmes kësaj deklarate demonstruan guxim dhe maturi politike duke e shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe.