Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, është pritur në takim në familjen e dekanit të Universitetit të Mitrovicës, Hakif Zeqirit.
“Ndjehem i nderuar dhe i lumtur për pritjen e familjes së madhe nga Kaçandolli”, tha Bahtiri.
Postimi i Agim Bahtirit:
Sot në konak të mikut tim, dekanit Hakif Zeqiri. Ky ndoshta ishte takimi ku profesor Hakifi pak më la të flas, sepse ai i tha të gjitha për mua.
Ndjehem i nderuar dhe i lumtur për pritjen e familjes së madhe nga Kaçandolli.
Qytetarët e Mitrovicës po e tregojnë hapur se kanë besim të palëkundur që të bashkëqeverisim edhe për katër vjet.
LVV 144 | AB +4
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=400605901430190&id=100044423496553