Lajme

Dejona Mihali reagon edhe njëherë tjetër, “kapet” me Sami Lushtakun

10/05/2026 20:02
nga:G B

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar edhe njëherë tjetër lidhur me situatën politike në vend.

Mihali ka thënë se zgjedhja e presidentin është po aq interes kombëtar sa edhe mbështetja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas saj, zgjedhja e presidentit është kërkesë e qytetarëve.

“Edhe njëherë, kërkesa për ta zgjedhur Presidentin është po aq interes kombëtar dhe ndihmë e mbështetje për procesin në Hagë. Nuk ka pazar këtu. Mos u frigoni votoni Presidentin. Çkapuni nga Samilushtakët e kushdo që ju japin shuplaka fytyrës. Edhe zgjedhja e Presidentit është kërkesë e qytetarëve. Kështu si po bën PDK do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin”, thuhet në reagimin e saj.