Lajme

Dejona Mihali publikon foto para Hagës me gruan e Rexhep Selimit: Urime ditëlindja, çlirimtar i vërtetë!

22 orë më parë
nga:Y I

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka publikuar një fotografi bashkë me Shqipe Selimin para burgut të Hagës për ditëlindjen e 54-të të Rexhep Selimit.

Ajo e quajti Selimin “çlirimtar prej së vërteti” dhe tha se është ndër të rrallët që kanë mbrojtur pa ‘kërkimshpërblime’.

“Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë. Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta. Çlirimtar prej së vërteti” shkruan Mihali në Facebook.

Postimi i plotë: