Lajme

Dega e PDK’së në Malishevë me shtatë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e qershorit – emrat

05/13/2026 11:35
nga:G B

Dega e PDK’së në Malishevë ka prezantuar shtatë kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo parti ende s’ka publikuar listën e plotë, por disa degë publikuan emrat e kandidatëve të tyre.

Në listë nga dega e Malishevës janë: Naim Telaku, Ruzhdi Kryeziu, Armend Thaçi, Alban Kastrati, Sami Hoti, Agron Pacarizi dhe Qendrim Kryeziu.