Lajme

Dega e PDK-së në Drenas njofton: Dy persona shoqërohen nga Policia për fotografim të votës

10/12/2025 11:54
nga:G B

Shtabi i Degës së PDK-së në Drenas ka bërë të ditur se janë raportuar disa raste të fotografimit të votës në shkollën “Rasim Kiçina” gjatë procesit zgjedhor.

Në lidhje me këto raste, persona A.H gjinisë mashkullore, dhe A.G e gjinisë femrore, pjesë e procesit zgjedhorë, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës për procedura të mëtejshme.

“Çdo person që fotografon votën, si dhe ata që nxisin apo kërkojnë nga të tjerët ta fotografojnë, do të përballen me pasoja ligjore dhe dënimet e përcaktuara me ligj”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Dega e PDK-së në Drenas u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë procesin zgjedhor, të votojnë lirshëm dhe të mos bien pre e presionit apo kërkesave të paligjshme nga askush.

“Vota është e shenjtë dhe e fshehtë – mbrojeni me dinjitet!” – përfundon njoftimi.