Lajme

Dega e LDK-së në Viti dënon ashpër sulmin ndaj këshilltarit komunal Ilir Zuka

02/09/2025 15:02
nga:N K

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran.

“Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

“I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike.

LDK në Viti qëndron fuqishëm pranë z. Zuka dhe të gjithë atyre që angazhohen për një politikë demokratike, pa frikë e kërcënime”.