Lajme

“Defender Europe 25”, Kurti: Ushtria amerikane vendos komandën e Divizionit 28 në Kosovë

05/26/2025 16:14
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë, “Defender Europe 25”, raporton GazetaBlic.

Ky ushtrim do të përfshijë 25,000 ushtarë nga 29 shtete të NATO-s dhe vende partnere, ndërsa në Kosovë do të angazhohen 1,000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurti nënvizoi se Kosova është përzgjedhur për të pritur Komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë amerikane dhe për të zhvilluar operacione luftarake, mbrojtëse dhe stabilizimi.

Ai theksoi rëndësinë e këtij ushtrimi për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe profesionalizmin e ushtrisë kosovare.