Lajme

Defekt i madh në rrjetin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të rrugës “Bill Clinton” dhe në Lakrishtë

07/28/2026 16:35
nga:L J

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në një pjesë të rrugës “Bill Clinton”, si dhe në lagjen “Lakrishtë”.

Kjo për shkak të një defekti të madh të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit në afërsi të lagjes “Dardania”.

Gjithashtu, kanë njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në terren për lokalizimin dhe sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.