Showtime

Dedikimi i ëmbël i Donald Veshajt për Bora Zemanin dhe djalin e saj

03/27/2023 18:10
nga:G B

Donald Veshaj, Bora Zemani dhe djali i saj, Arbori duket se kanë kaluar një fundjavë të ëmbël të 3 larg njëri-tjetrit. 

Moderatorët kanë postuar në mediat sociale foto krah njëri-tjetrit, por vëmendjem na e mori një postim i Donaldit. Ai ka ndarë në Instastory një foto të Borës me Arborin dhe shkruan krah saj “Dy të preferuarit e mi”.

Para pak muajsh Bora foli rreth marrëdhënies së Donaldit me Arborin, duke deklaruar se janë shokë dhe kanë një raport shumë të mirë.

“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”, tha ajo në një intervistë.