Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet.
Dedaj tha se Osmani nuk mund ‘t’a amnistoj dështimin e plotë të regjimit kleptokrat dhe populist të Albin Kurtit’.
“Vjosa Osmani, të dorëhiqet meqenëse po e shkelë Kushtetuten e Kosovës, duke anuar hapur kah LVV, njëherit duke mos e mbrojtur neutralitetin politik dhe paanshmërinë partiake dhe qytetare siq e obligon Kushtetuta e Republikës së Kosovēs” shkruan Dedaj.
Reagimi i plotë:
Vjosa Osmani të dorëhiqet!
Ajo nuk mund t’a amnistoj dështimin e plotë të regjimit kleptokrat dhe populist të Albin Kurtit!
Vjosa Osmani, të dorëhiqet meqenëse po e shkelë Kushtetuten e Kosovës, duke anuar hapur kah LVV, njëherit duke mos e mbrojtur neutralitetin politik dhe paanshmërinë partiake dhe qytetare siq e obligon Kushtetuta e Republikës së Kosovēs!
Duke e ndjerë se tashmë e ka humbur mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe nuk do mund të rizgjedhet në poziten aktuale, ajo si gjithnjë po krijon përqarje dhe me politiken e sajë hazardere, po rrezikon proces të lirë, demokratik, të ndershëm dhe transparent, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, pas dështimit të plotë të regjimit Kurti, për krijimin e institucioneve shtetërore, si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti!


