Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka treguar një rast të veçantë ku një personi i cili ka bërë 33 aksidente brenda një viti nuk i është konfiskuar patentë-shoferi.
Ai tha se i njëjti vozit automjetin (kombi) në të zezën.
“Unë e kam një rast, ku një person prej 33 aksidenteve që ka patur brenda një viti nuk i është konfiskuar patentë-shoferi dhe vozit kombit e udhëtarëve në të zezën, deri në rastin kur unë kam punuar rastin si ekspertizë. Nuk i është marrë patentë-shoferi dhe i njëjti vazhdon me aksidente, 33 aksidente brenda vitit. Kur e kam pa raportin kam mbetur i quditur dhe kam thënë se ekziston ligji sepse brenda dy viteve 9 pikë hiqen” tha eksperti Dedaj për “Gazeta Blic”
Dedaj tha se policia në përgjithësi nuk i di rregullat e komunikacionit pasi janë me shkollim të mesëm
“Ajo që po ndodh është Policia nuk i di rregullat e komunikacionit, e dënon një drejtues të automjetit që fillon me u kthy në pompë të derivateve dhe i thotë ‘je rreshtuar në shirin emergjent’. Ajo që dua të them është se polici nuk i interpreton ligjet, i ka dënimet mandatore që i lejohet derisa diçka që i tejkalon normat ligjore ai duhet me shku në gjykatë dhe gjykata është ajo që ia konfiskon patentë-shoferin me vendim gjyqësor dhe kjo është mënyra e rregullt. Nëse i’u ka dhënë policisë atëherë kjo është antikushtetuese pasi polici e ka shkollën e mesme dhe nuk njohuri për juridiksion” tha Dedaj një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”


