Lajme

Dedaj: Qytetarët e Kosovës, duhet ta dërgojnë në shtëpi me 9 shkurt, këtë pushtet të dështuar!

10/02/2024 19:07
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në vend si vonesa e pagave në sektorin publik dhe çështjen e ushqimit të pjestarëve të FSK-së.

Dedaj tha se jo vetëm këto, por se veprimet e njëpasnjëshme të Qeverisë Kurti, tani e katër vite, janë të dështuara, skandaloze dhe populiste.

Ai u shpreh se “ky pushtet ose jane shumë të padijshëm ose ne shërbim të agjendave të dyshimta”

“Veprimet e njëpasnjëshme të Qeverisë Kurti, tash e katër vite janë të dështuara, skandaloze dhe populliste. Jo vetem rasti i vonesës së ekzekutimit të pagave në sektorin publik apo skandali me ushqimin në FSK, por të gjitha veprimet janë populliste dhe e kanë rrezikuar dhe dëmtuar skajshëm imazhin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës. Ky pushtet ose jane shumë të padijshëm ose ne sherbim të agjendave të dyshimta, sepse veprimet e ketijë pushteti jane në kundërshtim të plotë me interesat shtetërore dhe premtimet elektorale të vitit 2021, thënë troq, krejt çka kanë thenë se nuk e bëjne, në fakt po e bëjnë dhe ate që kanë thënë se do t’a bëjnë, asgje nga ato premtime nuk kanë bërë” tha Dedaj për “Gazeta Blic”

Dedaj e cilësoi pushtetin aktual si nihilist dhe diktatorial.

Ai tha se qytetarët e Kosovës me 9 shkurt 2025, duhet t’a dërgojnë këtë pushtet të dështuar në shtëpi

“Dëmtimi i partneritetit me SHBA, BE dhe NATO-n, si dhe vendet fqinje, duke përfshirë edhe Shqipërinë, mosantarësimi në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe zero njohje për katër vite dhe një katalog i tërë i dështimeve katër vjeçare, na bënë të shfaqim dyshimin dhe dëshprimin tonë për seriozitetin e këtij pushteti nihilist dhe diktatorial. Qytetarët e Kosovës, me 9 shkurt 2025, duhet të votojnë për Kosoven dhe t’a dërgojnë këtë pushtet të dështuar në shtëpi” tha Dedaj në përgjigjen e tij për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/