Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar rreth një tubimi elektoral që do të mbajnë Kryeministri Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Austri.
“Të nderuar bashkatdhetarë,Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njofitmin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me këtë njoftim të lëshuar nga Ambasada ka reaguar ashpër ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Dedaj tha për “Gazeta Blic” se diplomatët, ambasadorët dhe misionet diplomatike duhet të jenë në sherbim të qytetarëve, institucioneve e shtetit të Kosovës dhe jo në sherbim të partive politike.
Ai tha se keqperdorimi i ambasadave dhe e diplomtëve për fushata të partive politike, është e kundërligjëshme dhe në kundërshtim me Kushtetuten.
“Diplomatet dhe Ambasadoret e Kosoves si dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës duhet të jenë në sherbim të të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe të shtetit të Kosovës dhe jo në sherbim të partive politike dhe të fushatave të tyre elektorale.Keqperdorimi i Ambasadave dhe e diplomtëve për fushata të partive politike, të pozitēs apo të opozitës, është e kundërligjëshme dhe në kundërshtim me Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe standardet politike të një shteti demokratik” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.
Dedaj tha se vetëm ‘liderët e shteteve diktatoriale dhe autoritare i keqëpërdorin Misionet Diplomatike për të mbështetur dhe promovuar aktivitetet dhe fushatat elektorale të partive politike’
“Diplomatet dhe Misionet Diplomatike duhet të dëshmojnë neutralitet, profesionalizem dhe paanshmëri partiake.Vetem liderët e shteteve diktatoriale dhe autoritare i keqëpërdorin Misionet Diplomatike për të mbështetur dhe promovuar aktivitetet dhe fushatat elektorale të partive politike, siq ndodhë me Albin Kurtin dhe MPJD e cila po synon dhe angazhohet duke keqëpërdorur Misionet Diplomatike dhe Ambasadat të ndikoj në proceset elektorale si dhe përmes këtyre keqëpërdorimeve joligjore të ndikoj në rezultatet zgjedhore të diasporës” tha ai.
Ai potencoi se pushteti aktual, duke parë që ka humbur besimin në mërgatë, keqpërdor përfaqësite diplomatike për të manipuluar zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Pushteti aktual tashmë i dështuar, duke parë se është duke humbur besimin në Kosovē dhe në mërgatë, keqërdorë përfaqësite diplomatike dhe diplomatet e Kosovës, për të manipuluar më zgjedhjet e 9 shkurtit 2025” tha Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Kurti e Gërvalla e përdorin Ambasadën e Kosovës në Austri për fushatë elektorale