Lajme

Dedaj: Po të ishin Thaçi e Veseli këtu, Vjosa e Albini nuk do të ishin fare në pushtet!

07/05/2023 13:26
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, pati kritika për liderët që udhëheqin aktualisht opozitën.

Ai në në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se po të ishin këtu ish-krerët e UÇK-së, LVV-ja nuk do të ishte fare në pushtet.

“Po të ishin ish-krerët e UÇK-së këtu, këta (Albin Kurti dhe Vjosa Osmani) nuk do të ishin fare në pushtet. Këta e shfrytëzuan rastin që ish-krerët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht mbahen në Hagë, këta as që do ti kishin fitu zgjedhjet. Këta e kanë shfrytëzu rastin e po nguten dhe po duan të eliminojnë çdo njeri, personalitet dhe lider që mundohet me ua rreziku pushtetin”

“Të njëjtit i janë gëzuar vdekjes së presidentit Rugova, ka qenë kundër presidentit Rugova kanë qenë kundër Rambujesë, Planit të Ahtisarit kanë qenë kundër çdo gjëje që e ka bërë realitet lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Këta janë edhe kundër ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, janë kundër 12 ambasadorëve brilant që i kanë shkarku  por me mujt rrejshëm tek një pjesë e elektoratit, që vetë kryeministri Kurti i’u ka thënë që janë të padijshëm dhe analfabetë, me kriju një ide se këta janë shpëtimtarët e Kosovës dhe se Kosova e fillon shtetësinë prej 14 shkurtit 2021, a në fakt është e kundërta, me 14 shkurt 2021 fillon rrezikimi dhe zhbërja e shtetit dhe institucioneve demokratike të Kosovës” tha Dedaj për “Gazeta Blic”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në faqen e facebook të “Gazeta Blic”

Dedaj: Opozita në Kosovë mjaft oportuniste, nuk duan të hyjnë në ‘ring’ për t’i fituar betejat!