Lajme

Dedaj: Partia Liberale e Kosovës mbështet Bedri Hamzën për kryeminstēr të Kosovës!

10/23/2024 21:19
nga:Sh R

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se Partia Liberale e Kosovës e mbështet Bedri Hamzën për kryeministër të Kosovës.

Dedaj thekson se mbështetja e Bedri Hamzës për kryeministër është një referendum për të ardhmen e Kosovës.

“Me z.Isufi u morem vesh që të senzibilizojmë dhe aktualizojmë antarësinë tradicionale të PLK, në të gjitha komunat e Kosovës, për t’a ndalur dëmtimin, nepotizmin, populizmin, korrupsionin,  shkatërrimin e mëtejme të shtetit të Kosovës,për t’a bërë ndryshimin historik dhe për t’a realizuar integrimin e Kosovës në BE,NATO dhe mekanizmat euroatlantik! Kjo mund të  bëhët realitet, vetem me largimin e këtij pushteti të degraduar dhe të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës”, shkroi ai.