Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë ‘shkatërruesit’ e shtetit.
Dedaj tha se të njëjtit po qëndrojnë në pushtet tash e pesë vite me votat e Listës Serbe duke përçarë Kosovën duke e vënë nën sanksione të BE, duke e ndërprerë Dialogun Strategjik me SHBA dhe duke e zbrazur dhe varfëruar vendin.
“Vjosa dhe Albini, të cilët tash e 5 vjet po qendrojnë edhe me vota të Listës Serbe, në krye të regjimit ilegal, kanë bërë atentat mbi Republiken e Kosovës, duke e izoluar, përçarë, duke e vënë nën sanksione të BE , duke e ndërprerë Dialogun Strategjik me SHBA, duke bërë atentat politik në partneritetin me SHBA dhe BE, duke e zbrazur dhe varfëruar Kosoven, si dhe duke tentuar të kontrollojnë mediat e lira, agjensionet dhe organet e drejtësisë” shkruan Dedaj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
ATENTATORËT DHE SHKATËRRUESIT E SHTETIT!
Vjosa dhe Albini, të cilët tash e 5 vjet po qendrojnë edhe me vota të Listës Serbe, në krye të regjimit ilegal, kanë bërë atentat mbi Republiken e Kosovës, duke e izoluar, përçarë, duke e vënë nën sanksione të BE , duke e ndërprerë Dialogun Strategjik me SHBA, duke bërë atentat politik në partneritetin me SHBA dhe BE, duke e zbrazur dhe varfëruar Kosoven, si dhe duke tentuar të kontrollojnë mediat e lira, agjensionet dhe organet e drejtësisë.
Këta për qëllime egoiste politike e lanë Kosoven gjithë vitin 2025 pa institucione sheteërore dhe si të tille nuk kanë asnjë të drejt morale dhe as politike, për të kërkuar votat e qytetarëve pos atyre të “anafabetëve funksional” siq i quante minidiktatori kleptokrat Kurti!


