Lajme

Dedaj: Një Qeveri PDK, LDK, AAK dhe pakicat joserbe, është në dobi të demokracisë në Kosovë!

02/20/2025 19:11
nga:Y I

Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk prodhuan një fitues absolut, duke bërë që të lindë nevoja e koalicioneve për të formuar qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi 47 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 25 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-NISMA 8 ulëse.

Tashmë pritet të shihet se me cilin nga subjektet politike mund t’a formojë LVV-ja, Qeverinë.

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit tha se partitë politike flasin për vija të kuqe vetëm para dhe gjatë zgjedhjeve sa për të mashtruar votuesit ndërsa pas daljes së rezultateve ka mundësi që secila me secilen të bëjnë koalicion.

Dedaj tha se opozita duhet të jetë e përgjegjshme dhe ta dërgoj LVV-në në opozitë për keqëqeverisje, dëmtim të imazhit dhe partneritetit euroatlantik .

“Partite politike vetem para dhe gjatë zgjedhjeve flasin për vija të kuqe,sa për të mashtruar votuesit,kurse pas daljes së rezultateve ka mundësi që secila me secilen të bëjnë koalicion,për të realizuar interesat personale të liderve, ambiciet partiake dhe klanore për pushtet.Kështu qe sipas mendimit tim opozita duhet të jetë e përgjegjëshme,të mbajë premtimet dhe ta dërgoj LVV në opozitë për keqëqeverisje,dëmtim të imazhit dhe partneritetit euroatlantik dhe korrupsionit të pushtetit në ikje” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Dedaj deklaroi se një Qeveri PDK, LDK, AAK dhe pakicave joserbe është  në dobi të të ardhmes euroatlantike dhe të demokracisë në Kosovë.

“Një qeveri e PDK,LDK,AAK dhe pakicave joserbe është aktualisht në dobi të të ardhmes euroatlantike,të demokracisë dhe të rikthimit të besimit të Kosoves te partnerët Amerikan dhe Europian. Një rrezik në vete paraqet Vjosa Osmani e cila për interesa vetanake nuk zgjedhë mjete për të ruajtur pozitën e saj personale, edhe pse ajo është fajtore kryesore e dëmtimit të LDK dhe forcimit të LVV me 14 shkurt 2021” deklaroi ai.

Ai tha se me Kurtin kryeminister vetem sa do ti vazhdohet keqqeverisja Kosovës .

“Me Kurtin kryeminister vetem sa do ti vazhdohet keqqeverisja Kosovës dhe do zgjërohet katalogu i dështimeve në planin e brendshëm,e sidomos në ate ndërkombëtar,gjë e cila do ta dergoj Kosoven drejt dështimit si shtet” tha Dedaj në një intervistë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/