Lajme

Dedaj: Ne finalen e kampionatit elektoral të 9 shkurtit, regjimi i VV-së, do të bjerë nga liga!

12/26/2024 19:38
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ne finalen e kampionatit elektoral të 9 shkurtit 2025, regjimi në ikje i VV, do të bjerë nga liga”

Dedaj thotë në reagimin e tij se “Një veteran i rrejshëm,do të mbetet gjithëmonë një pushtetar i rrejshëm” duke iu referuar një deklarate të Hysni Gucatit.

Ai tutje rëndit disa nga dështimet e Qeverisë Kurti.

Reagimi i plotë:

Ne finalen e kampionatit elektoral të 9 shkurtit 2025, regjimi në ikje i VV, do të bjerë nga liga!

Një veteran i rrejshëm,do të mbetet gjithëmonë një pushtetar i rrejshëm…!

Dështimi i Republikës së Kosovës në çdo fushë të jetës, koordinimi i fshehtë me Serbinë dhe Listen Serbe, mbështetja e Milan Radojçiqit për këtë regjim, acarimi i marrëdhënieve dhe partneritetit me SHBA, BE, NATO-n dhe Shqipërinë, koorupsioni në nivele të larta, terri në KEDS, kapja e shtetit, bordeve dhe agjensioneve dhe e RTK, tendencat për kapjen e drejtësisë, vitrat prej 100 eurove pêr blerje të votave, izolimi dhe sanksionet ndërkombëtare ndaj Kosovës, mungesa e njohjeve dhe zero antarësime të Kosovës në botë, persekutimi i rivalëve politik dhe zbrazja e popullates kosovare, denigrimi turpërues i diplomacisë, arsimit, shëndetësisë, gjendja e rëndë në FSK dhe keqëpërdorimi i Policisë së Kosovës për agjenda partiake, dështimi i plotë i premtimeve elektorale të vitit 2021, farsa dhe manipulimi i KQZ për çertefikimin e Listës Serbe, “shitja” e pasurisë së Kosovës te kopmpanitë turke për shkak të mundësive më të lehta të korrupsionit, duke anashkakuar kompanitë prestigjioze amerikane, britanike dhe europiane, cenimi i bashkëpunimit me NATO-n dhe përjashtimi i FSK nga Defender 2023, keqëtrajtimi fyes i pensionistëve dhe sindikatave, nepotizmi në punësim dhe rehabilitimi i ish bashkëpuntorëve të regjimit të Millosheviqit,të rigrupuar në borde dhe institucione shtetërore, mos interesimi ndaj procesit ndaj ish liderve të UÇK dhe të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, përqarja e skajshme e shoqërisë kosovare dhe keqërdorimi i diasporës vetëm për fushata elektorale, mbajtja e Veriut të Kosovës në gjendje ankthi dhe pasigurie për efekte elektorale, promovimi fallco i gjendjes së luftës me Serbinë për një grusht vota, janë vetem një pjesë e gënjeshtrave dhe dështimeve enorme të këtij regjimi populist në ikje, i cili duhët të ndëshkohët nga vetë qytetarët e Kosovës, me 9 shkurt 2025, për t’a shmangur rrezikimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës dhe për t’a kthyer shpresen dhe rrugëtimin e Kosovës drejt BE, NATO-s dhe rikooperimit të partneritetit me SHBA dhe administraten e Presidentit Donald Trump!