Lajme

Dedaj: Ndryshimet në Veriun e Mitrovicës janë kozmetike, propaganduese dhe për përfitime elektorale!

08/29/2024 13:15
nga:Y I

Pas ardhjes së, Albin Kurtit, në pushtet ndodhën disa ndryshime në pjesën veriore të vendit.

Në përpjekje për të shtrirë sovranitetin në atë pjesë, me vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale, pati edhe përplasje me serbët lokalë në pranverën e vitit të kaluar.

Këto veprime të ndërmarra nga Kosova sollën edhe sanksionet e BE-së ndaj vendit tonë, sanskione të cilat nuk janë hequr ende.

Së fundmi po përflitet nga Qeveria edhe për hapjen e Urës së Ibrit .

Gjithashtu në atë pjesë kanë filluar aktivitetin edhe disa biznese shqiptare.

Por, të gjitha këto ndryshime, po cilësohen si ‘kozmetike, propaganduese dhe për përfitime elektorale.

Kështu po thotë për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se Qeveria Kurti i plason këto zhvillime për të mbuluar dështimet e Kosovës në planin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ndryshimet ne Veriun e Mitrovicës nga ardhja e qeverisjes së Albin Kurti janë kozmetike, propaganduese dhe për përfitime puro elektorale.Në të vertetë Qeveria Kurti i plason këto zhvillime kozmetike si alibi për të kamufluar dhe mbuluar dështimet e frikshme të Kosovës në planin ekonomik, në arsim, shëndetësi, diplomaci, politika sociale dhe veqanerisht në marrëdhëniet ndërkombëtare” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Ai tha se Kosova përveç se nuk ka asnjë njohje gjatë këtij mandati qeverisës, ka edhe sanksione.

Dedaj potencoi se tani e 25 vite, Kosova, nuk ka patur imazh më të dëmtuar se në katër vitet e fundit.

“Përveq që Kosova për gjithë mandatin e ketij pushteti hipokrit dhe totalitar nuk ka asnjë njohje dhe asnje anëtarësim ndërkombëtar, kemi sanksione siq i ka Rusia dhe Bjellorusia, plasaritje të partneritetit me miqtë dhe sponzoret e lirisë së Kosovës, siq janë SHBA, BE dhe NATO.Tash e 25 vite Kosova nuk ka qenë në pozitë më të vështirë dhe me imazh më të dēmtuar se sa gjatë këtyre katër viteve të fundit.Larja në Ujman dhe fasadimi i Urës së Ibrit nën vëzhgimin e forcave te PK dhe të KFOR-it nuk ka lidhje me asnjë shtrirje të sovranitetit në veri, thjeshtë këto janë veprime arrogante, populiste, elektorale dhe mashtrim optik për votuesit e manipuluar dhe miopet politik” deklaroi Dedaj për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/