Lajme

Dedaj: Ky shtator me numër jashtëzakonisht më të madh aksidentesh se vitet e tjera!

10/05/2023 15:59
nga:Y I

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se në krahasim me vitet e tjera në muajin shtator, këtë vit kemi numër shumë më të madh askidentesh.

Dedaj tha se fatkeqësisht në Kosovë nuk hulumtohen aksidentet me fatalitet.

Ai përmendi faktorët të cilët ndikojnë tek aksidentet me vdekje.

“Në krahasim me vitet e tjera në muajin shtator, këtë vit kemi një numër jashtëzakonisht më të madh aksidentesh. Kjo na tregon se shteti nuk ka kriju institucione përkatëse për me mujt në mënyrë edukative me vepru edhe tek drejtuesit e automjeteve por edhe në përgjithësi tek njerëzit. Kur flas për institucione shtetërore unë ju thashë se ne nuk kemi strategji 2020-2030 pastaj nuk e kemi edhe poligonin e sigurisë i cili na bën pragun edhe personave të tjerë të cilët pajisen në mënyrë jo të rregullt me patentë-shofer që pas 3 viteve kishin shkuar tek poligoni i sigurisë, që ne e quajmë prag, për ata drejtues automjetetsh që nuk e drejtojnë mjetin në mënyrë të sigurtë. Për fatin tonë të keq këto mungojnë tek na dhe pikërisht është ajo pse është duke na ndodhur dhe pse ne kemi këto fatkeqësi” tha Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.


Nol Dedaj, Ekspert i komunikacionit