Pas sulmit në Ibër-Lepenc pati kritika nga opozita por edhe shoqëria civile se kryeministri Kurti tentoi të përfitojë politikisht nga një ngjarje e tillë.
Në lidhje me qëndrimet e Kurtit pas këtij sulmi ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Dedaj tha se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc është një akt i rrezikshëm jo vetem për infrastrukturen dhe pasojat ekonomike në Kosovë por ngrit edhe tensione ndëretnike.
Ai tha se një akt i tillë duhet të hetohet jo vetem nga institucionet dhe agjensitë e Kosovës por edhe nga ato ndërkombëtare.
“Sulmi terrorist në ujësjellësin Iber-Lepenc, është një akt brutal dhe i rrezikshëm jo vetem për infrastrukturen dhe pasojat ekonomike në Kosovë, por ngritë tensionet ndëretnike dhe dëmton stabilitetin politik në Kosovè dhe rajon.Kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, janë dy liderët më populist të Ballkanit, të cilët përfitojnë politikisht edhe në situata të tilla, duke parë se kanë dështuar t’i përmbushin objektivat dhe premtimet e tyre të dhëna qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.Ky akt brutal duhet të hetohet jo vetem nga institucionet dhe agjensitë e Kosovës por edhe nga ato ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe profesionale” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.
Ish-ambasadori Dedaj tha se Kurti e ka humbur mbështetjen e elektoratit të Kosovës dhe se po mundohet të përfitoj poena politike nga rasti Ibër-Lepenc.
“Albin Kurti i cili si duket e ka humbur mbështetjen e elektoratit të Kosovës, për shkak të keqëqeverisjes dhe dëmtimit të Kosovës, po thuaj në të gjitha fushat, mundohet të përfitoj poena politike nga rasti Ibër-Lepenc, dhe sadopak të mundohet të mbijetoj politikisht, edhepse duket se ështê tepër vonë dhe tatëpjeta e tij politike nuk ka të ndalur deri me 9 shkurt 2025”
Ai tha se një sulm të tillë mund t’a kenë bërë vetë serbëtr për t’a ndihmuar Kurtin në aspektin elektoral.
“Këtë sulm terrorist ka mundësi t’a kenë bërë vetë serbët, për t’a ndihmuar Kurtin në aspektin elektoral, ngase veriu i Kosovës dhe Serbia, kanë mbetur shpresa e tij e fundit për të manipuluar elektoratin e Kosovës dhe eventualisht të mbijetoj me gënjeshtra dhe mashtrime, mbijetesen e tij politike që VV mos të humbas statusin e partisë parlamentare, së paku të luftoj për vendin e tretë me 9 shkurt 2025” tha Dedaj në pergjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/