Lajme

Dedaj: Kurti dhe Osmani janë bërë të rrezikshëm dhe të dëmshëm për të ardhmen e vendit!

03/15/2024 11:04
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj,  ka folur në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për transferimin e 24 hektarëve tokë tek Manastiri i Deçanit.

Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se Kurti është duke i bërë dëme të pariparushme Kosovës dhe ardhmes euro-atlantike të vendit.

“Si në shumicën e rasteve kryeministri Albin Kurti, duke e vënë veten e tij dhe VV-në në plan të parë dhe mbi Kosoven është duke i bërë dëme të pariparueshme Republikës së Kosovës dhe të ardhmes Euro-Atlantike të shtetit tonë, të fituar dhe të krijuar me gjak, sakrifica, luftë heroike të UÇK-së dhe me mbështetjen vendimtare të partnerëve tanë SHBA, NATO dhe BE.Për gjithë këtë arritje dhe fitore historike, lideret aktual nuk është se kanë ndonjë meritë dhe kontribut, por këta në mënyrë jo të ndershme janë duke keqëpërdorur voten qytetare të fituar me premtime të rrejshme, premtime të cilat nuk po i mbajnë”

Ai tha se një nga premtimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, gjatë fushatës elektorale, ishte kundërshtimi i dhënies së 24 hektarëve te tokës Manastirit të Deçanit.

Dedaj tha se atyre nuk duhet t’iu besohet më sepse e kanë humbur kredibilitetin dhe besimin.

“Njëri nga premtimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ishte kundërshtimi i dhënies së 24 hektarve te tokës Manastirit të Deçanit, madje ky kundërshtim është kundërshtuar me protesta, dhunë dhe reagime të ashpra të VV para se të vinin në pushtet.Është e vertetë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sjellur një vendim për këtë pronë prej 24 hektarve që t’i kaloj Manastirit Ortodoks Serb, vendim të cilin është dashur t’a procedoj Qeveria e Kosovës, duke mos e politizuar për politika ditore elektorale dhe vota per pushtetin populist tashme të dështuar të Albin Kurtit.Njëherit ky miratim nga Kurti është bërë pas një sërë dëmesh me partneret euro-atlantik, pas sanksioneve dhe dëmtimit të imazhit të Kosoves dhe këto politika i kanë shkuar përshtati Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit dhe kauzave të tyre të rrejshme autoritare”

Ai tha se Kurti dhe Osmani janë bërë të rrezikshëm dhe të dëmshëm për të ardhmen e vendit.

“Me e pakta që është dashur t’a bëjë në këtë rast Albin Kurti do ishte dhënja e dorëheqjes si akt moral per një lider dhe një vend demokratik ku do kishte një minimum morali.Sdo mend se Kurtit dhe Osmanit nuk ju besohet, kanë humbur kredibilitetin dhe besimin dhe këta do të pranojnë çdo gjë të cilen e kane mohuar dhe bërë vetem për të mashtruar elektoratin dhe ardhur në pushtet. Këta jo vetem se janë bërë tashme të pabesueshem por edhe të rrezikshëm dhe dëmshëm për të ardhmen e Kosovës” deklaroi Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e Kosovës i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Kurti tha se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni.

“Qeveria e Kosovës i ka dhënë të drejtë sot Agjencionit Kadastral që ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka dërguar notë verbale Këshillit të Evropës, më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme atje, në prill asambleja parlamentare dhe në fund të majit këshilli i ministrave që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin