Lajme

Dedaj: ‘Kosovarët duhet të votojnë për Kosovën, ndryshe do të vazhdojë ngërçi politik, degradimi dhe korrupsioni’

05/22/2026 10:51
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 7 qershorit.

Dedaj duke ndarë fotografitë e kryetarëve të subjekteve politike në vend tha se ‘Kosovarët duhet të votojnë për Kosovën’ ndryshe do të vazhdojë ngërçi politik, degradimi dhe korrupsioni.

“Kjo do duhej të ishte renditja e partive parlamentare, në zgjedhjet e 7 qershorit, nese vertete e duam Kosoven në NATO, BE, në partnetitet me SHBA dhe me boten demokratike:1. PDK2. LDK3. AAK4. LVV. Ndryshe do të vazhdoj ngërqi politik, degradimi, korrupsioni, kapja e shtetit, vrasja e demokracisë, populizmi, anarkia, izolimi, varfërimi dhe deinstitucionalizmi i Republikës së Kosovës” shkruan Dedaj.

Reagimi i plotë: