Albin Kurti, si i mandatuar i parë dështoi t’i sigurojë numrat dhe rrjedhimisht t’a formojë Qeverinë me 26 tetor.
Tashmë mbeten edhe dy opsione të tjera, një mandatar i ri dhe zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, tha se opsioni më i mirë është që Kosova në dhjetor të organizoj zgjedhje të jashtëzakonshme.
Dedaj tha se Kurti dhe Osmani duhet të largohen nga pushteti në të mirë të demokracisë.
“Kosova në dhjetor duhet të organizoj zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Kurti e Osmani duhet të ikin nga pushteti në të mirë të demokracisë, Kushtetutës dhe Republikës së Kosovës” deklaroi Dedaj për “Gazeta Blic”.
Ai theksoi se pushteti aktual të cilin i njëjti e cilëson “regjim”, se nuk janë të gatshëm t’a lëshojnë pushtetin të cilin sipas tij e kanë privatizuar dhe uzurpuar.
Dedaj tha se Kurti “nuk është i dëshmuar si njeri i paqes, demokracisë, pluralizmit dhe standardeve të respektimit të vullnetit qytetar”.
“Regjimi aktual i Kosovës nuk është i gatshëm për ta lëshuar pushtetin të cilin e ka privatizuar, uzurpuar dhe demoluar.Deputeti Albin Kurti nuk është i dëshmuar si njeri i paqes, demokracisë, pluralizmit dhe standardeve të respektimit të vullnetit qytetar dhe të votës së lirë. Si një politikan populist dhe nihilist, ai ne fakt jo vetem që e ka izoluar dhe sanksionuar Kosovën dhe ka dëmtuar rrezikshem partneritetin me SHBA dhe BE, por ia humbi Kosovës plotësisht vitin 2025, duke e prolonguar krijimin e institucioneve të reja si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.Kurti gënjeu qytetarët se gjëja i ka votat për Kuvend dhe për qeveri dhe ne fund doli se nuk i ka për asnjëren. Qëllimi i tij ishte bllokimi i shtetit, blerja eventuale e ndonjë deputeti, shantazhi politik dhe keqëpërdorimi i votës qytetare” tha Dedaj.
Ish-ambasadori Dedaj tha se po ‘të pyetet, Albin Kurti, Kosova nuk do të organizoj zgjedhje të jashtëzakonshme por do ta mbante shtetin të bllokuar”.
“Po të pyetet bolsheviki Albin Kurti, Kosova nuk do të organizoj zgjedhje të jashtëzakonshme, por do ta mbante shtetin të bllokuar dhe të uzurpuar si të ishte pronë private e LVV.Në këtë avanturë antishtetërore siç duket Kurti e ka edhe bekimin dhe aminin e Vjosa Osmanit e cila e ka të ngritur adrenalinen e humbjes së pozitës së presidentes të fituar me shantazhe dhe intriga politike.Partitë ish-opozitare e kanë thënë fjalen e tyre në Kuvendin e Kosovës duke mos e votuar LVV e cila mori vetem 56 vota të cilat nuk janë të mjaftuara as për cilindo mandatar të dytë i cili mund të jetë vetem bedel i Kurtit, për të mashtruar qytetarët e Kosovës dhe për të realizuar egon ‘narcisoide dhe shizofrene’ të Albin Kurtit për pushtet, qoftë edhe duke rrezikuar shtetin” tha Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Dështimi i formimit të Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike


