Lajme

Dedaj: Këta që u kyçen në politikë, pas vitit 2008, mund të kenë mision edhe t’a rrezikojnë ekzistencën e Kosovës!

10/19/2024 15:07
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se liria e Kosovës dhe lindja e shtetit të Kosovës, është arritur në dekaden e viteve 1990-2008, me sakrifica, me gjakun e martirëve të lirisë dhe me pushken heroike të UÇK dhe mbështetjen e NATO-s.

Ndërsa sipas Dedajt, angazhimi politik nga vitit 2008-2024, është shërbim me pagesë, biznes, interes dhe luftë për pushtet .

Ai tha se në periudhën 2008-2024 u kyçën në politikë ‘ata të cilët ishin friguar  gjate viteve 1990-1999, kishin ikur nga Kosova dhe ishin kthyer pas luftës, pasardhesit e UDB për t’a shpërlarë të kaluaren e tyre’

“Këta edhe mund të kenë mision dhe t’a rrezikojnë ekzistencen e shtetit të Kosovës dhe partneritetin me SHBA, BE dhe NATO-n” shkruan Dedaj raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë: