Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Dedaj e ka përgëzuar Gucatin për aktivitetet dhe kontributin për zbardhjen dhe fitoren e drejtësisë dhe integritetin, pastërtinë dhe luftën çlirimtare të krerëve të UÇK.
Ai tha se është ‘koha e fundit që të gjithë të jemi solidar dhe unik, për fitoren historike në Hagë’.
“Edhe njëherë ritheksuam se UÇK ka bërë luftë dinjitoze, vetëmbrojtëse, heroike dhe çlirimtare, në përballje titanike me forcat terroriste të Serbisë së Millosheviqit, të cilat bënin krime dhe spastrim etnik mbi popullaten shumicë shqiptare në Kosovë!Është koha e fundit që të gjithë të jemi solidar dhe unik, për fitoren historike në Hagë, për pafajësinë dhe drejtësi për UÇK, e cila në kolalicion me NATO-n bëri realitet lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” shkruan Dedaj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Prishtinë, 18 shtator 2025
Takim me z. Hysni Gucat, kryetar i OVL të UÇK
UÇK KA BËRË LUFTË EPIKE, TË DREJT, TË PASTËR DHE VETËMBROJTËSE !
I nderuar sot të vizitoj selinë e OVL të UÇK, të takoj luftëtarin dhe kryetarin e OVL të UÇK, z.Hysni Gucati
Fillimisht kryetarin Gucati e përgëzova për aktivitetet dhe kontributin për zbardhjen dhe fitoren e drejtësisë dhe integritetin, pastërtinë dhe luftën çlirimtare të krerëve të UÇK, të cilët po mbahen në Hagë, në saje të akuzave dhe shpifjeve të ish Senatorit Dick Marty dhe të dosjeve të sajuara serbo-ruse.
Edhe njëherë ritheksuam se UÇK ka bërë luftë dinjitoze, vetëmbrojtëse, heroike dhe çlirimtare, në përballje titanike me forcat terroriste të Serbisë së Millosheviqit, të cilat bënin krime dhe spastrim etnik mbi popullaten shumicë shqiptare në Kosovë!
Është koha e fundit që të gjithë të jemi solidar dhe unik, për fitoren historike në Hagë, për pafajësinë dhe drejtësi për UÇK, e cila në kolalicion me NATO-n bëri realitet lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!


