Lajme

Deda: Veç shqiptarët nuk ulen me folë njëri me tjetrin për shtet

02/18/2025 22:02
nga:Y I

Analisti Ilir Deda ka thënë që vetëm shqiptarët nuk ulen bashkë të komunikojnë në vitin 2025 së bashku për shtet.

Ai po i referohej situatës pas zgjedhjeve ku ai thotë se ka mungesë të thellë komunikimi mes partish për mundësinë e krijimit të një qeverie.

“Na krejt jetojmë në këtë shtet. Qeky shtet është i përbashkët. Kur armiqësitë kanë qenë më të mëdha edhe Rugova me Thaçin janë ulur me bisedu me njani-tjetrin e na s’po mujmë në vitin 2025 me e pa një komunikim normal të partive politike?”, ka thënë Deda në Rubikon.

“Na duhet me kërku që ajo me ndodh”.

“Veç shqiptarët nuk ulen bashkë me folë për shtet në Ballkan”.