Lajme

Deda: Qëllimshëm po vazhdohet me bllokadë – nënkryetarët e komuniteteve joshumicë s’mund të votohen ndaras

08/26/2025 16:23
nga:G B

Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se nuk përfundoi saga e konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se qëllimshëm po vazhdohet me bllokadë, derisa në mënyrë kundërkushtetuese po tentohet të zgjedhet nënkryetari i Kuvendit dhe komuniteti joshumicë serb.

Postimi i tij i plotë:

PDK e mbajti fjalën dhe e zhbllokoi ngërçin politik, në përputhje me kushtet e përcaktuara.

AAK, apo një pjesë e partisë, njejtë ndihmoi në zhbllokim.

Por, saga me konstituim të Kuvendit NUK përfundoi.

Kundërkushtetues mbetet votimi për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë që NUK bëhet ndaras e as që mund të imponohen kandidatët nga deputetët e tjerë.

Ndoshta edhe këtë do ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.

Qëlimshëm po vazhdohet me bllokadë!