Opinionisti Ilir Deda komentoi fjalimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Bordin e Paqes, kuy i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të veprojë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale përpara se të jetë vonë.
Deda vlerësoi që Rama ngriti një çështje legjitime dhe kolektive, duke theksuar rëndësinë e një reagimi ndaj veprimeve të Prokurorisë së Hagës.
Ai përmendi edhe marshin e 17 shkurtit, ku qytetarët dolën masivisht për të mbështetur katërshen e UÇK-së që po mbahet nga Specialja.
“E pamë edhe më 17 shkurt me pjesëmarrjen masive të njerëzve në protestë, pa dallim partiak, ka qenë një lloj uniteti që nuk lejojmë të rishkruhet historia. Prokuroria e Hagës e ka tejkaluar çfarëdo sens normaliteti, çfarëdo besimi që ajo çfarë ndodhë në Hagë mundet me iu afruar ndonjë lloj drejtësie, natyrisht që reagimi është i tillë dhe natyrisht Edi Rama e ngriti si çështje në Bordin e Paqes”.
“Prokuroria e Specializuar po kërkon dënim kolektiv për pavarësi të shtetit, për liri. Kërkesa e tyre është ndeshur edhe me krejt çka ka bërë Perëndimi në Kosovë, intervenimi, shtetdnërtimi, pavarësia dhe të gjitha të tjerat”, deklaroi ai.


