Lajme

Deda për Memli Krasniqin: E ka të vështirë ta menaxhojë partinë e tij

12/06/2023 22:27
nga:Sh R

Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për Partinë Demokratike të Kosovës, kryetarin e saj dhe anëtarët.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi, nuk e ka lehtë të punojë me partinë që e drejton.

“Memli Krasniqi më duket më së vështiri e ka të menaxhojë partinë e tij, në një proces të vështirë me një trashëgimi të vështirë edhe me hipoteka të qeverisjeve të kaluara”.

“Megjithatë, PDK-ja kryetarët e komunave i ka jashtëzakonisht njerëz të afërt”, ka thënë Deda.