Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se sot PDK e shkeli zotimin e përsëritur me dhjetëra herë, se do ta votojë çdo kandidat që nuk ka qenë ministër, raporton Gazeta Bli.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po ashtu, AAK ka mundur të votojë njëjtë si deputeti i tyre, Bekë Berisha.
Deda ka thënë se partitë ose ta mbajnë fjalën, ose të mos thonë asgjë.
Postimi i tij i plotë:
Kur pozicioni partiak për votën për kryeparlamentar është “e votojmë ÇDO kandidat që nuk ka qenë ministër” atëherë e voton bash ÇDO kandidat. PDK sot shkeli zotimin publik të përsëritur me dhjetëra herë.
AAK njejtë ka mujtë me e përfundu këtë sagë të turpshme duke votu njejtë si deputeti i tyre Bekë Berisha.
Sot kishte përfundu hapi i parë për konstituim të Kuvendit.
Ose, ma mirë thuani “duam konsultime me VV për votën për”.
Ose mos thuani asgjë hiq, por përmbajuni zotimeve tuaja.


