Opinionisti Ilir Deda, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se partitë politike duhet të ndërmarrin veprime konkrete ndaj “hajnave të tyre”.
Ai u shpreh i befasuar nga heshtja e VV-së lidhur me dyshimet për vjedhje votash, duke theksuar se pa ndëshkimin e këtyre dukurive nuk mund të ketë shtet ligjor dhe funksional.
Deda tha se qytetarët po e shohin drejtpërdrejt se kujt po i shtohen votat dhe se kjo situatë është një mundësi për partitë që të dëshmojnë nëse janë realisht për drejtësi, duke përjashtuar ata që vodhën nga partia.
“Çdo qytetarë Live e sheh se kujt po i shtohen votat e kush po ia shton vetës votat. Edhe në vitin 2007 ka pasur vjedhje, por edhe ne 2010 ka pasë dhe kush kërkujt s’ia ka ni. 16 vjet më vonë, kalbjen e tërë partive politike, diskreditimin e bazës së partive politike. Dhe mendoj se është një mundësi për të gjitha aprtitë, që janë të përbashkuara në dallavere dhe vjedhje të votës. E kanë një mundësi me na bind neve si qytetarë a e kanë përnime drejtësinë e shtetin ligjor e luftimin e dallavereve, nëse e kanë përnimë, bukfalisht qatë rrjetin e vet duhet me përjashtu prej partisë”, tha Deda.


