Lajme

Deda: Kosova është çmendur, mendon se Amerika i ka borxh

02/27/2025 22:13
nga:G B

Opinionisti Ilir Deda ka thënë se Kosova ka shkuar deri në atë shkallë të çmendurisë, saqë sipas tij, ajo po mendon se ShBA-të dhe bota i kanë borxh.

“Ne po sillemi sikur Amerika na ka borxh, domethënë aq është çmendur Kosova, saqë mendon se krejt bota diçka i ka borxh”, tha Deda në emisionin “Rubikon”, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se hapat në krijimin apo moskrijimin e qeverisë, do të tregojnë se sa është me të vërtetë e qëndrueshme Kosova, duke shtuar se gjysma e botës, Kosovën s’e njeh si shtet por si një territor problematik.

“Hapat në krijimin e qeverisë së ardhshme, apo në moskrijimin e qeverisë së ardhshme, kanë me e tregu se sa është Kosova me të vërtetë e qëndrueshme”, tha ai.

“Ne jemi vendi i vetëm në botë që nuk jemi shtet 100 për qind i konsoliduar ndërkombëtarisht, për gjysmën e botës ne jemi territor problematik”.