Opinionisti Ilir Deda ka reaguar pas kërkesës marramendëse për dënim prej 180 vitesh burgim për ish-krerët e UÇK-së nga Prokuroria e Specializuar e Hagës.
Deda shtroi pyetjen se pse Presidenca e Kosovës, Vjosa Osmani, ende s’i ka ftuar liderët partiakë për të formuluar pozicionin e shtetit karshi Gjykatës Speciale.
Postimi i Dedës:
Kërkesa e prokurorisë speciale është skandaloze sepse, ndër të tjera, kërkon ndëshkim kolektiv e jo individual siç është praktika ndërkombëtare deri sot, përfshirë Tribunalin e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi. Kjo përbën precedent të paparë deri sot e që rezulton të jetë më shumë kërkesë e politike se sa e drejtësisë sepse kërkesa për ndëshkim kolektiv është kërkesë për ndëshkim të krejt Kosovës.
Pse nuk i thërret Presidentja të gjithë liderët partiak që të formulohet pozicioni i shtetit dhe të ndërmerren të gjithë hapat pasues?
Kosova duhet menjëherë të fillojë të ndërtojë pozicion të unifikuar politik dhe juridik.


