Sporti

Deco thotë fjalë të mëdha për Ansu Fatin

09/15/2024 12:47
nga:E K

Ansu Fati është njëri nga lojtarët që nuk i ka ecur fati me lëndimet përkundër talentit të madh që ka në këmbët e tij.

Fati ka pësuar shumë lëndime dhe humbi formën e tij, pas kësaj ai u detyrua të largohej nga Barcelona që të gjej minuta dhe ta kthej formën e tij.

Ai sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Brightonit në Angli.

E për këtë futbollist foli drejtori sportiv i Barcelonës, Deco i cili tha fjalë të mëdha për të.

“Ansu Fati është lojtari ynë. Jemi të lumtur që ai është ktyer. Ai ka pasur shumë lëndime viteve të funidt, por është vetëm 21-vjeçar dhe ka karrierën përpara. Ai ka një shans të mirë që të bëhet Fati që në e duam. Të gjithë e dinë se kush është ai”, tha Deco.

Fati kulmin e karrierës e pati në sezonin 2022/23, kur realizoi 10 gola dhe dhuroi katër asistime në të gjitha garat.