Sporti

Deco qetëson tifozët e Barcelonës për Araujon: “Nuk shitet, duam të jetë i lumtur këtu me ne”

01/22/2024 20:53
nga:Lorik J

Pavarësisht sirenave që vijnë nga Anglia dhe Gjermania  – Barcelona nuk ka ndërmend të shesë mbrojtësin Ronald Araújo as në këtë merkato, as në verë.

Drejtori sportiv i katalanasve Deco ia tha qartë Movistarit pas fitores 4-2 kundër Betisit në Seville: “A e do Bayern Araujo? Ne nuk planifikojmë ta shesim, në fakt nuk është në shitje. Ai është një nga lojtarët themelorë për të ardhmen”, shpjegoi ish-mesfushori.

“Duam që ai të jetë i lumtur këtu dhe punojmë ditë pas dite për këtë. Nuk ka asgjë për të folur”.

Qendërmbrojtësi i lindur në vitin 1999 ka bërë 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon (14 paraqitje dhe një gol në La Liga, 4 në Champions League, 2 në Superkupë dhe një në Copa del Rey) me klubin Blaugrana.

/GazetaBlic Sport