Declan Rice beson se Arsenali ka treguar gjatë rrugës së tyre drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve se si i përballon ngjarjet e mëdha dhe e ka paralajmëruar Paris Saint-Germain se janë gati për përmbysje.
Arsenali do të udhëtojë drejt PSG-së të mërkurën në mbrëmje për ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe po kërkon të përmbysë disavantazhin 1-0 pas humbjes në Emirates Stadium javën e kaluar.
“Padyshim, u fol shumë për rikthimin e [Real Madridit]”, tha Rice.
“Shumë lojtarë të tyre thoshin direkt pas ndeshjes se po mendonin për javën e ardhshme.”
“Duke e ditur se shumë prej nesh do të shkonim në Bernabeu për herë të parë, e dinim se do të ishte një natë e vështirë edhe me një epërsi 3-0, sepse gjëra të veçanta kishin ndodhur atje në Ligën e Kampionëve. Por, siç thashë, ne e përballuam presionin shumë, shumë mirë dhe bëmë një performancë shumë, shumë të mirë.”
“Dhe jam mjaft i sigurt se ndaj PSG do të shihni të njëjtin lloj performance nga kjo skuadër, sepse ne ia dalim mbanë në raste të mëdha dhe jemi gati ta bëjmë përsëri”, përfundoi ai.
Arsenal dhe PSG ballafaqohen sonte nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


