Sporti

Deçiçi eliminon Dinamo Batumin, siguron kalimin në raundin e tretë kualifikues të Conference League

07/30/2024 22:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, FC Deçiçi ka siguruar kalimin në raundin e tretë të Conference League.

Një barazim 0 me 0 ndaj Dinamo Batumit rezultoi i mjaftueshëm për të kaluar tutje, në saje të fitores prej 0 me 2 në ndeshjen e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është një sukses i madh për Deçiçin, duke u bazuar tek fakti se Dinamo Batum është një skuadër e njohur në garat evropiane.

Në raundin e tretë, skuadra shqiptare nga Mali i Zi do të përballet me HJK nga Finlanda.

/GazetaBlic Sport/