Euro2024

Dechamps: Holanda ishte më e kujdesshme sesa prisnim

06/22/2024 08:34
nga:E K

Trajneri i Francës, Didier Deschamps flet pas barazimit 0-0 kundër Holandës në Grupin D në Euro 2024, që u bë barazimi i parë pa gola në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është efikasiteti. Ishte një lojë shumë e tensionuar. Holanda luajti më me kujdes nga sa prisnim, por në krahasim me to kishim 36 orë më pak pushim pas ndeshjes së parë”, tha Deschamps, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai foli edhe për Kylian Mbappe, i cili ka një hundë të thyer dhe nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen ndaj “tulipanëve”: “Kylian është Kylian, nuk do ta krahasojmë me askënd. Bradley Barcola ka cilësi, prandaj është këtu, por ai nuk ka qenë me ne deri më tani dhe unë hezitova ta luaja atë”.

/GazetaBlic Sport.