Lajme

Deçan: Rrokulliset vetura, lëndohet një person

03/20/2023 10:36
nga:G B

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të së hënës në qendër të Deçanit, tek vendi i quajtur “Rrethi i Carrabregut”.

Si pasojë e rrokullisjes së një veture është lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

“I njëjti është dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.