Lajme

Deçan: Aksident mes dy veturave, gjashtë të lënduar

08/03/2022 17:06
nga:G B

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pozhar të Deçanit.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Pesë nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, derisa një është dërguar në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Kështu tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në Pejë.