Prindërit janë ata të cilët shpeshherë kërkojnë ndihmën e Policisë për shkak të telasheve që kanë me fëmijët e tyre. Për shkaqe të ndryshme ata përballen me sjelljet agresive dhe të dhunshme të fëmijëve, e në shumë raste përjetojnë edhe dhunë psikike e fizike.
Një rast u tillë ka ndodhur të hënën në fshatin Prapaqan të Deçanit, ku një grua e raportoi vajzën e saj në Polici.
Sinjali mëson se e dyshuara 39-vjeçare e ka kanosur seriozisht nënën dhe vëllain e saj, pas disa konflikteve verbale që kanë pasur mes vete.
Bazuar në dëshminë e viktimës, vajza me veprime të dhunshme ka demoluar orenditë shtëpiake, derisa ata u detyruan të largohen nga shtëpia dhe të kërkojnë ndihmë.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’