Vesel Demaku debutoi sonte me Kosovën, në fitoren e ‘Dardanëve’ me rezultatin 2:1 ndaj Islandës.
Kosova triumfoi me golat e Dellovës dhe Rexhbeçajt, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Demaku potencoi se është shumë i lumtur që luan për shtetin e Kosovës.
“E ndi veten krenar, është gjë e mirë kur luan për shtetin tënd. Ftesën e kam pritur, më ka ftuar Foda, s’e kam pritur që debutojë kaq shpejtë”, tha Demaku për RTK.
Ai ndër tjerash lavdëroi atmosferën dhe mikpritjen që ia bënë.
/GazetaBlic Sport